Edhe Man United në garë për yllin e Kosovës

15 Shtator 2019
22:44
back button

Manchester United ka dërguar vëzhgues për të parë nga afër sulmuesin kosovar Vedat Muriqi gjatë ndeshjes së Kosovës me Anglinë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer vendosi të mos merrte një zëvendësues për të larguarin Romelu Lukaku, i cili iu bashkua Interit këtë verë.

Megjithatë, Djajtë tani duan të blejnë patjetër një qendërsulmues në merkaton e janarit dhe Muriqi, i cili luan te Fenerbahçe, është një nga objektivët.

Muriqi gjeti rrjetën në humbjen 5-3 të Kosovës, 25-vjeçari iu bashkua Fenerbahçes në korrik për ka tërhequr vëmendjen e Tottenham dhe United.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit