“Edhe nëse s’duan ata të dy, dueli me Wilder do të zhvillohet në dhjetor në Arabi”

18 Maj 2023
12:13
Telesport
back button

Prej kohësh përflitet për një mbrëmje magjikë në fund të këtij viti në Arabinë Saudite, ku do të zhvillohen dy duele të mëdha boksi. Ajo për unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes Oleksandr Usyk e Tyson Fury si dhe sfida mes dy ish-kampionëve, Anthony Joshua e Deontay Wilder.

Eddie Hearn, promotori e menaxheri i Joshua, deklaroi se pavarësisht nëse Fury e Usyk do të bien dakord për ta organizuar këtë sfidë mes tyre, përballja tjetër mes Joshua e Wilder do të zhvillohet. “Gjithçka është e qartë. Në Arabi duan t’i organizojnë këto dy sfida të mëdha në një mbrëmje të vetme”, tha Hearn për “Daily Mail”.

Isha dy javë më parë në Arabi dhe ata ishin shumë seriozë në këtë ofertë. Kam zhvilluar dy sfida të mëdha aty dhe i njoh ata njerëz. Ata janë duke kryer vetë negociatat me boksierët. Edhe me Wilder. Ne u thamë se jemi gati që Joshua të përballet me Wilder dhe të zhvillojë në Arabi atë duel, duan apo nuk duan dy të tjerët”, tha Hearn.

Ata janë njerëz që dinë të investojnë dhe problem është se Fury e Usyk janë të vështirë për t’u bindur. Ata më konfirmuan se janë gati ta organizojnë sfidën mes Joshua e Wilder në dhjetor si do që të shkojnë puna”, u shpreh Eddie Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit