Edhe Portugalia heq dorë nga CR7: “Është gjithmonë e më pak i rëndësishëm”

26 Shtator 2022
16:07
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo përfaqëson në vetvete një faqe në historinë e futbollit botëror që është ende e nxehtë dhe që nuk mund të harrohet apo të lihet mënjanë.

Por fundit duket se është gjithmonë dhe më afër. Cristiano Ronaldo duket se është kontrofigura vetes, i humbur dhe i pakënaqur, me kokën e ulur dhe me ankesa, edhe përballë paraqitjeve të shkëlqyera nga skuadra e tij. Këtë e kanë vënë re edhe në Portugali, orët e fundit.

Këto ditë të ndeshjeve të kombëtareve po e zbresin Cristiano Ronaldon në një realitet që e sheh atë gjithnjë e më pak në qendër të vëmendjes.

Dyshimet kanë ardhur në ndeshjen e fundit të Champions League ndaj Çekisë, e fituar 4-0 nga portugezët, por që nuk e panë atë si protagonist pozitiv. Në kuadër të ndeshjes së radhës ndaj Spanjës, janë duke u zhvilluar disa reflektime për sulmuesin e United.

Në të vërtetë, sot e përditshmja portugeze A Bola ka shkruar: “Më pak Ronaldo, më shumë Portugali”, praktikisht braktisja e mbretit. E përditshmja portugeze theksoi gjithashtu se sulmuesi nuk është më lideri teknik i Selecaos, në aspektin e numrave dhe jo vetëm.

Vëllimi i tij i lojës tani është zvogëluar dhe Bruno Fernandes po i vjedh skeptrin e skuadrës. Fundi është sinteza e gjithë kësaj: mund ta nisë nga stoli në ndeshjen kundër Spanjës.

Një goditje në faqen e parë për një lojtar që do të duhet të gjejë vazhdimësi dhe bindje dhe ta bëjë atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit