Edhe Red Bull prezanton makinën, synon surprizën ndaj Mercedes e Ferrari

12 Shkurt 2020
12:27
Telesport
back button

Pak orë pas prezantimit të Ferrarit ka qenë radha e Red Bull të zbulojë makinën me të cilën do të garojë në botërorin 2020 të Formula 1. Makina austriake do të quhet RB16 dhe do të pilotohet nga holandezi Max Verstappen dhe tajlandezi Alexander Albon.

Menjëherë pasi është prezantuar, makina Red Bull ka zbritur në pistë në pistën e Silverstone (Angli) për të zhvilluar 100km e lejuara nga FIA për xhirimet komerciale. Një makinë e ndërtuar për të qenë agresive në pistë dhe befasuar rivalët e saj kryesorë, Mercedes dhe Ferrari.

Te Red Bull synojnë që këtë sezon të mos mjaftohen me 1 apo 2 fitore të Verstappen, por të duelojnë për titull në të dyja kategoritë. Një makinë e shpejtë (përdor motorin Honda), që synon të rikthehet në nivelet e dikurshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit