Edhe Serie A përulet përpara Ibrahimovic! Tërbohen Ronaldo e Lukaku, por edhe tifozët e Juves dhe Interit

23 Nëntor 2020
17:55
Telesport
back button

Faqja zyrtare e Lega Serie A ka menduar që fushatën kundër dhunës ndaj femrave ta paraqesë sidomos me foton e Zlatan Ibrahimovic duke festuar pas golit të shënuar dhe me shenjën e kuqe të faqja.

Një foto kopertine që ka çmendur e ekipeve e tjera, më së shumti Juventus dhe Inter, që do të donin të vihej ose Ronaldo ose Lukaku aty!

Por, 10 gola në 6 ndeshje nuk janë pak. Zlatan Ibrahimovic këtë sezon duket sikur është rikthyer 15 vite mbrapa në karrierë kur kishte ende uri për të shpërthyer dhe për të treguar vlerat e tij.

Ngjyra e kopertinës është bardhezi, natyrisht, por në fakt është sikur të jetë veshur kuqezi, pasi dihet fanella dhe personazhi.

Kaq ka mjaftuar që në komente të nisin fyerjet dhe sidomos kritikat nga tifozët e ekipeve të tjera, kryesisht Juventus dhe Inter, që do të kishin dashur idhujt e tyre në kopertinë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit