“Edhe vetë u habita nga parakalimi që i bëra Hamilton”

20 Prill 2021
8:55
Telesport
back button

Max Verstappen korri fitoren e parë sezonale në Formula 1, duke triumfuar në garën e Imola. Një garë që nisi mjaft mirë për pilotin e Red Bull, që në kthesën e parë arriti të parakalojë makinën Mercedes të Lewis Hamilton, në një duel të vështirë.

Ai parakalim ishte çelësi i fitores për pilotin holandez, që konfirmon se do të jetë rivali kryesor i Hamilton këtë sezon. “Parakalimi? Edhe unë vetë u habita nga ai parakalim. Kemi punuar shumë për t’u përmirësuar në startin e garës”, tha Verstappen.

Ishte një sfidë e bukur ajo me Hamilton, pasi ishte një pistë e vështirë. Gjithsesi, arrita ta menaxhoj mirë makinën përgjatë gjithë garës. Pata një moment ku gabova, por arrita ta menaxhoj mirë situatën dhe të triumfoja”, tha Max Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit