Edi Martini e “tërheq këmbën zvarrë”; shkarkohet trajneri tjetër i Superiores

29 Nëntor 2021
12:22
Alfred Lleshi

Edi Martini e “tërheq këmbën zvarrë”. Pas shkodranit, që dha dorëheqjen nga drejtimi i Teutës, sot ka bërë të njëjtën gjë edhe Gugash Magani. Trajneri peqinas nuk është më “timonieri” i Egnatias, skuadër të cilën e drejtoi në Kategorinë e Parë dhe e ngjiti në Superiore.

Pra, faza e dytë e kampionatit kombëtar të futbollit nis me “prerjen e dy kokave”. Ja njoftimi i klubit rrogozhinas për lëvizjen në stafin teknik, pas humbjes 2-0 ndaj Kukësit: “KF Egnatia falenderon trajnerin Gugash MAGANI për bashkëpunimin. Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus. I urojmë suksese në vijim trajnerit MAGANI”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit