Edi Martini përlot me mesazhin për Maradonën: Futbollin e ktheve në art, ishte dhe do të mbetesh MBRETI i futbollit

26 Nëntor 2020
15:53
Alfred Lleshi
back button

Një nga adhuruesit e mëdhenj të Maradonës nga vendi ynë është edhe Edi Martini. Ish-futbollisti virtuoz shkodran, aktualisht trajner i Teutës, ka shprehur dhimbjen dhe adhurimin e tij për legjendën e futbollit argjentinas dhe botëror, që u nda dje nga jeta, në moshën 60-vjeçare. Përmes rrjeteve sociale, Martini shkruan:

“Më i madhi në botë. Nëse topat që ka prekur ky njeri me këmbë do të kishin gojë, atëherë ato nuk do hynin në fushë për t’u prekur nga lojtarë të tjerë. Ishte frymëzim, ishte ai që futbollin e ktheu në art, ishte dhe do të mbetet MBRETI i futbollit. U prehsh në paqe Diego Maradona!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit