Edi Reja shkartis letrat, formacioni zyrtar sonte ndaj Estonisë totalisht “i improvizuar”

13 Qershor 2022
16:54
Telesport
back button

Pas barazimit ndaj Islandes dhe humbjes perballe Izraelit ne Nations League, Shqipëria do te përballet prej orës 18:00 me Estoninë në “Air Albania”. Një ndeshje miqësore që do i shërbejë trajnerit Edy Reja për të aktivizuar ata që kanë pasur më pak minuta.

Italiani ka bërë disa ndryshime në formacion. Selmani luan në portë, kurse në mbrojtje Mihaj, Bajrami e Hoxhallari. Hysaj luan sërish majtas, kurse në të djathtë Veseli. Në qendër të mesfushës janë Çekiçi, Ramadani dhe Çokaj, kurse në sulm Seferi e Vrioni.

Nje ndryshim total ky per kuqezinjte dhe eksperimentet e para. Natyrisht, e ardhmja e Reja-s eshte ne diskutim dhe mund te merret edhe nje vendim per shkarkimin e tij nese nuk ndihet me besimi se mund te beje ate hapin e madh.

Sonte ne fushe per kuqezinjte do te zbresin keto protagoniste. Shqipëria (3-5-2): Selmani; Bajrami, Mihaj, Hoxhallari; Veseli, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Hysaj; Seferi, Vrioni. Trajner: Edi Reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit