Edi Reja vijon punën, bashkë me Salihin ndjek ndeshjen deçizive (FOTO)

18 Maj 2019
16:29
back button

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja vijon punën e tij për të përgatitur grupin e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet e ardhshme të qershorit, për kualifikueset e Euro 2020.

Bashkë me trajnerin italian është shfaqur edhe ish-sulmuesi Hamdi Salihi. Bomberi shkodran i dha fund futbollit të luajtur para pak kohësh dhe tani është bërë pjesë e stafit teknik të kombëtares.

Të dy janë duke ndjekur ndeshjen Tirana-Kastrioti në “Selman Stërmasi”, një ndeshje përcaktuese për mbijetesën e njërës prej skuadrave në Superligë për këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit