Edicioni i ri, hidhet shorti i Kategorisë së Parë. Ja të gjitha përballjet dhe rregullat

18 Gusht 2022
15:03
Alfred Lleshi
back button

Nesër do të starojë sezoni I ri për Kategoprinë Superiore, me ndeshjen hapëse mes Kukësit dhe Tiranës. Ndërkohë, sot është zbuluar kalendari i Kategorisë së Parë për kampionatin e ri, që pritet të nisë disa ditë më vonë. Kësisoji, futbolli shqiptar po iu jep fund pushimeve dhe do të kthehet në “arenë”.

Sikurse njofton faqja zyrtare e FSHF-së, “të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 14 klubeve të këtij edicioni, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë javë pas jave.

Kategoria e Parë do të zgjasë 26 javë dhe pas përfundimit të dy fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë do të ngjiten automatikisht nё ‘Abissnet Superiore’. Skuadrat e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës ‘play-off’ për të përcaktuar atë që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në ‘Abissnet Superiore’.

Skuadrat e renditura nё vendin e 11, 12, 13 dhe 14 do të zbresin nё Kategorinё e Dytё. Ndërsa skuadrat e renditura nё vendin e 9 dhe 10 do tё luajnё ndeshje finale ‘play-out’ me skuadrat fituese tё ‘play-off’ tё Kategorisë sё Dytё, Grupi  A dhe B.

Vendi i 9 i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje ‘play-off’ me një takim me ekipin fitues të ‘play-off’ të Grupit A të Kategorisë së Dytë nё njё fushё asnjanëse. Skuadra e renditur në vendin e 10-të do të luajë ndeshje teke ‘play-off’ me fituesin e ‘play-off’ të Grupit B të Kategorisë së Dytë”.

Njihuni me kalendarin e plotë duke klikuar linkun e mëposhtëm:

Kalendari i Kategorise se Pare, sezoni 2022-2023

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit