Edon Hasani: Nuk fshihem pas gishtit, kjo na qetëson vetëm për një javë

8 Dhjetor 2018
17:43
back button

Tirana ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e Ardian Memës ndaj Kastriotit në shtëpi pas 9 javësh. Menjëherë pas ndeshjes për mikrofonin e Supersport ka folur Edon Hasani, i cili shënoi golin e Tiranës me anë të një 11 metërshi. 

“E rëndësishme është fitorja, vuanim shumë presionin e rezultatit, presionin e pikëve, do të shohim në vazhdim në ndeshjet e radhës ecurinë, sepse ju e shihni që situata është e vështire.”

“Goditja ime nuk ishte shumë e pastër, normalisht duke qenë se ishte goli i parë ndjeva presionin, por e rëndësishme është që e realizova.”

“Normalisht do të kemi një javë për tu qetësuar, do të kemi një ndeshje të vështirë me Laç, do mundohemi të marrim pikë të plota jo vetëm me Laçin por edhe me Flamurtarin.“

“Shpresojmë, të ketë kaluar ngërçi psikologjik te ekipi por kjo do të na fal qetësi vetëm për një javë.” 

“A ishte çlirim kjo e sotmja? Unë nuk jam fshirë asnjëherë pas gishtit, kam humbur topin në mesfushë dhe mbaj përgjegjësitë, por ndodhi, edhe te goditja u ndje që isha në tension.”

“Te kush skuadër ke ndjerë më shumë presion? Normalisht të Tirana dhe Vllaznia, janë dy ekipe me traditë dhe që kanë tifozeri të zjarrtë. Presioni ndihet më shumë te Tirana, duke qenë se mungon rezultati, dhe tifozët nuk janë mësuar me këtë Tiranë. Në 5 ndeshje kemi marrë 2 pikë dhe kjo është për të ardhur keq.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit