Edon Zhegrova komplekson Messin dhe sfidon CR7… (video)

23 Mars 2020
13:12
Alfred Lleshi
back button

Edon Zhegrova komplekson Messin dhe sfidon CR7… Për çfarë bëhet fjalë, do të pyesni ju? Për mrekullimin (xhonglimin) jo me top, por me rrotullën e letrës higjenike. Talneti kosovar, pjesë e kombëtares dardane dhe FC Basel, është bërë pjesë e nismës virale (#StayAtHomeChallenge) mes futbollistëve, atë të xhoglimit në kushtet e shtëpisë, në karantinë prej “Coronavirus”, duke dhuruar spektakël. 

Veprime të tilla, sikurse duken në video, vështirë të bëhen edhe me topin e futbollit, me të cilin Zhegrova e kolegët e tij punojnë përditë. Ylli argjentinas i Barcelonës i ka demonstruar aftësitë në këtë “zhanër”, tashmë, ndërsa CR7 ende jo, që nga vila e tij në Madeira, ku është izoluar nga viruksi vdekjeprurës. Më poshtë mund t’i shihni të dy, si e bëjnë “xhonglerin”, për të vlerësuar më të mirin në këtë sfidë. Me siguri, Messi ndihet i kompleksuar dhe Ronaldo i sfiduar…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit