Efekti domino: Empoli kishte shansin të dërgonte De Ligt te Barcelona!

12 Qershor 2019
13:01
Anton Cicani
back button

Merkato është e paparashikueshme. Sot mund të ndodhë diçka, nesër një gjë tjetër. Sot mund të arrish akord me një klub, por nesër vjen një klub tjetër që të ofron më shumë. Kështu, deri sa gjithçka të bëhet zyrtare, pikëpyetjet ekzistojnë.

Rasti në fjalë është më emblematiku dhe ai që ndoshta, nëse do të realizohet, pritet të krijojë jo pak pakënaqësi. Mbrojtësi më i talentuar në botë, kapiteni i Ajaxit dhe titullar edhe në kombëtaren e Holandës, De Ligt, është pranë firmës me PSG.

Pikërisht De Ligt u fol se kishte paraakord me Barcelonan, por ende një akord mes klubeve. Më pas, doli në skenë edhe Manchester United, që do të paguante thuajse 90 mln euro. Gjithçka ndryshoi kur Juventusi u fut në garë dhe bëri sondazh, me Cristiano Ronaldon si sponsor kryesor.

Në fund, PSG dhe thirrja e "miliardave"… Në fakt, Mino Raiola është ngjitur në avionin drejt Parisit dhe tashmë po bisedon personalisht me Leonardon, që do të bëhet së shpejti drejtori i ri sportiv dhe do të marrë pushtet nën Eifel.

Pikërisht braziliani ka ndryshuar planet e PSG, që duhet të shesë disa futbollistë. Po, për ish-drejtorin sportiv të Milanit, De Ligt do të ishte një provë force, një investim që do të përshpejtonte fuqizimin absolut të kampionëve të Francës.

E të mendosh që, në rast se Milani do të kishte shkuar në Champions, pra Empoli të kishte barazuar me Interin, Leonardo pritej që të qëndronte. 

Gjithçka ndryshoi në fund, kur kuqezinjtë mbetën jashtë dhe kur rrugët e brazilianit u ndanë me "Djallin"…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit