Efekti “Mbappe”, zhduk krizën mes PSG-Neymar

17 Korrik 2019
22:55
back button

Neymar i është rikthyer të mërkurën dinamikës së përgatitjeve me Paris Saint-Germain, një ditë pasi skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman Thomas Tuchel “shkatërroi” ekipin gjerman të Dynamo Dresden me rezultatin 6-1.

Klubi me qendër në “Parc des Princes” të hënën pat publikuar një foto të Neymar që punonte në palestër i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës, por të mërkurën ai iu rikthyer stërvitjes me grupin. 

Dëshmia për këtë është një tjetër foto e publikuar nga klubi, që shfaq brazilianin Neymar shumë të relaksuar dhe të qeshur në shoqërinë e yllit tjetër të PSG, Kylian Mbappe. 

Me të ardhmen e tij ende në dyshim, duket se efekti i shoqërisë së Mbappe do të konfirmojë të paktën prezencën e brazilianit në turin që PSG do të zhvillojë në Kinë, duke nisur nga data 24 korrik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit