Egbo: Ansjë presion nga presidenti. Mendoj vetëm Kukësin, fare për derbin!

20 Shkurt 2020
15:36
Alfred Lleshi
back button

Tirana e Emanuel Egbo është për kornizë. Që nga derbi i fundit i kryeqytetit, që po bëhet tashmë një fazë e plotë kampionati, nuk e njeh humbjen. Madje, përjashto barazimin e fundjavës së kaluar me Skënderbeun, të gjitha ndeshjet e tjera janë fituar. Nesër, prej orës 18:00, në “Air Albania Stadium”, do të jetë prova e së vërtetës për bardheblutë. Kundër Kukësit kryesues të Superiores, ata kanë rastin të dëshmojnë se janë vërtet pretendentë për titull, në 100-vjetorin e klubit. Trajneri nigerian, në prag të kësaj sfide delikate e të vështirë, do të shprehej:

“Pritshmëritë e tifozëve? Gjërat janë të ndara. Tifozët janë tifozë, ne jemi sportistë. Nuk duhet të mendojmë si tifozë. Duhet të futemi në fushë dhe të japim 100%. Në një duel me Kukësin, të trija rezultatet janë të mundshme. Sigurisht, do të japim maksimumin dhe në fund të marrim atë që duam. Situata në skuadër? Jemi prekur nga gjendja gripale, por kjo nuk na pengon. Ata me problem kanë bërë pak vrapim sot, mendoj se nesër do të jenë gati për ndeshjen.

Ku do ta bazojë Tirana suksesin ndaj Kukësit? Patjetër, kemi strategjinë tone. Mbi të gjitha duhet të kemi grintën karakteristike bardheblu, të jemi të durueshëm gjatë lojës, të mos dorëzohemi. Nuk merrem me çfarë ka më tepër apo më pak kundërshtari, flas vetëm për ekipin tim.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bejmë në fushë. Nuk e zbuloj strategjinë time për nesër, ajo do të duket në fushë. Kritikat e presidentit për zëvendësimet ndaj Skënderbeut? Nuk kam asnjë presion. U takuam dhe u sqaruam. Ai ka reaguar pas ndeshjes, e kuptoj çfarë ka thënë. Presidenti nuk është se ka folur keq. Çdo gjë e diskutojmë e zgjidhim brenda familjes, nuk kemi asnjë presion dhe asnjë problem. 

Nuk kam parë asnjë kritikë në ato që ka thënë presidenti. Jemi të qetë, duke filluar nga presidenti deri të punëtori i fushës. Në fund të kampionatit do t’i bëjmë llogaritë tona. Dy sfidat e radhës, vendimtare për titullin? Kemi ndeshjen me Kukësin, vetëm për atë mendojmë. Pastaj do të flasim për Partizanin, derbin  kryeqytetit. T’ju them të vërtetën nuk e di fare me kë e kam ndeshjen tjetër, jam i fokusuar tërësisht te Kukësin. Pastaj do ta shoh kalendarin dhe do të përgatitemi.

9 fitore dhe një barazim? Janë të njëtët lojtarë, që i kanë arritur këto rezultate. Ecuria pozitive ka rritur unitetin, harmonië, vetbesimin. Ekipi ka krijuar një identitet të vetin, barazimin ndaj Skënderbeut e quajmë rezultat jo të mirë. Kam besim te grupi, çdo lojtar që aktivizohet do të japë maksimumin. Me ndihmën e Zotit do të marrim atë që meritojmë”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit