Egbo kishte parashikuar gjithçka: Ja çfarë i thashë ekipit

13 Dhjetor 2019
21:21
Denis Hakanaj
back button

Emanuel Egbo, trajneri i ri i Tiranës, ka komentuar fitoren historike të marrë në derbin kundër Partizanit. Këto kanë qenë deklaratat që ka bërë ai për “Gol pas Goli”

“Çfarë kam ndryshuar? Asgjë. Sot nuk është puan e Egbosë, por çunat kanë luajtur të bashkuar. Përherë të parë sot, Tirana ka luajtur e bashkuar. U kam thënë se duhet të kemi durim, sepse kemi shumë vite pa fituar. Duhet të presim, sepse goli mund të vijë në fund dhe ashtu ka ndodhur”.

“Objektivat? Me tri pikët sot, jemi tre larg vendit të parë, por faza e dytë akoma nuk mbaruar. Gjithsesi, jemi brenda objektivave. Stadiumi? U thashë djemve se do të doja të isha lojtar që të luaja sot. Po të isha në vendin e tuaj, do të jepja shpirtin dhe kështu ka ndodhur”.

“Duhen situata kritike që të fitojë Tirana? Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje. Megjithatë, besoj se ka qenë Qemal Stafa sekreti. Ky ka qenë stadiumi i Tiranës, ashtu si Sleman Stërmasi. Zoti ka qenë me ne sot”.

“Kemi shumë lojtarë të mirë, por duhet të luajmë si grup, siç bëmë sot, dhe mund të dalim kampion. Ky ekip ka lojtarë mjaftueshëm për të fituar, por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit