Egbo, kundër bojkotit: Njësoj si kur u bllokuam prej Covid-19

22 Tetor 2020
10:05
Alfred Lleshi
back button

Tirana barazoi dje 1-1 ndaj Kastriotit, në miqësoren e radhës. Ndeshja u luajt në “Selman Stermasi”. Partik Bardhi kaloi krutanët në avantazh, para se bardheblutë të barazonin me Ernest Muçin. Në fund të lojës, Emanuel Egbo e krahasoi bojkotin njësoj si bllokimin (ndalesën) nga pandemia e Covid-19:

“Nuk e dimë se çfarë po bëhet dhe kur do ta fillojmë sezonin e ri. Kjo ndalesë është si “Covid 2″, ndikon psikoligjikisht te lojtarët. Po zhvillojmë ndeshje miqësore për të mbajtur lojtarët në formë, pasi është një ndalesë e gjatë. Në miqësoren ndaj Kastriotit pamë se disa lojtarë kanë nevojë për më shumë punë, ndërsa disa të tjerë janë afër formës optimale dhe gati për sezonin e ri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit