Egbo mesazh Halilit: E kam vendosur të ardhmen, kam eksperiencë

21 Dhjetor 2019
15:07
Eraldo Harlicaj
back button

Dy ndeshje, dy fitore nën drejtimin e Tiranës për Emanuel Egbo. Tekniku afrikan mori drejtimin e bardhebluve pas largimit të Julian Ahmatajt dhe arriti të thyente tersin e derbit duke fituar pas një periudhe 6-vjeçare, ndërsa më pas fitoi dhe ndaj Flamurtarit. Ndeshja e radhës kundër Laçit është mjaft e rëndësishme për kryeqytetasit dhe Egbo mendon se ekipi i tij duhet ta kalojë me sukses sfidën. 

Motivimi – “Jemi pranë objektivit që ka vendosur klubi në fillim të edicionit. Nuk është se e nënvlerësuam Flamurtarin. Me ta ishte ndryshe nga Partizani. Flamurtari luante me 10 lojtarë prapa. Kundër Partizanit ishte lojë e hapur.

Laçi – “Ndeshjen me Laçin duhet ta vlerësojmë maksimalisht. Kemi pak probleme nga infermieria. Mendoj se ekipi është gati. Rëndësi ka të kemi shpirtin e garës nesër. Ata gjithmonë janë agresivë në shtëpi. Do të japim 100% tonë”. 

Nwabueze – “Do ta diskutojmë me djemtë mënyrën se si do ta ndalojmë. Është sulmuesi më i mirë në kampionat. Ka shumë aspekte të mira si futbollist”.

E ardhmja – “Nuk e di pse ma bëni pyetje. Të mbarojmë ndeshjen dhe flasim me klubin. Unë e kam marrë vendimin. Jam në dispozicion të klubit më të madh në Shqipëri. Jam gati të jap 100%. Nuk më vjen keq në asnjë moment nëse nuk e drejtoj unë në vazhdim. Siç thashë, jam gati në çdo moment e situatë, për të marrë detyrat që më ngarkon klubi. Nuk është se jam pa eksperiencë. Kam që në sezonin 2013-2014 që kam marrë licencë për të stërvitur portierët dhe ekipe. Duhet staf i kompletuar. Klubi ka nevojë për një staf të kompletuar”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit