Egbo shëron Tiranën, bardheblutë kalojnë Flamurtarin dhe hyjnë në vallen e kreut

18 Dhjetor 2019
17:58
Eraldo Harlicaj
back button

Derbi duket se ishte shërimi i Tiranës. Bardheblutë kanë fituar me rezultatin 2-0 kundër Flamurtarit në “Selman Stërmasi”. Ekipi i trajnerit Emanuel Egbo ka marrë fitoren e dytë në dy javë nën drejtimin e teknikut të portierëve. Ai mori drejtimin pas largimit të Julian Ahmatajt.  

Ndeshja nuk kishte një ritëm të lartë dhe dukej se Tirana ishte e dehur nga suksesi i derbit, pasi nuk arriti të bënte mirë kundrejt një ekipi të rënë si Flamurtari. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura me vendasit që nuk shfrytëzuan ato pak raste që kishin. 

Pjesa e dytë nis me melodi tjetër, pasi bardheblutë rritën presionin drejt portës kundërshtare dhe arritën të fitonin ndeshjen. Batha zhbllokoi sërish sfidën në minutën e 65′. Mesfushori u tregua i saktë përpara Moçkës dhe realizoi për 1-0. Goli i tij u pasua me rrjetën e Agustin Torassës. Sulmuesi argjentinas vazhdon me përformancat e tij të mira dhe i vuri vulën ndeshjes për 2-0. Tirana kap vendin e tretë me këtë fitore me 25 pikë, po aq sa Partizani, Teuta dhe Laçi. Flamurtari ka prerë biletën për të rënë nga Kategoria. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit