Pas suskesit në Korçë ndaj Skënderbeut, për mediat ka folur trajneri i Tirasnës, Emanuel Egbo.
“Ishte fitore me karakter. Nuk ishim fare në lojën tonë. Ishim fotokopje me ndeshjen e Teutës në Durrës. Nuk do të merrem me gabimet e pjesës së parë. Edhe ata kanë arritur. Është identit dhe karakteri që kanë krijuar. E provuan djemtë sot, prandaj jemi këtu”, u shpreh tekniku për Supersport.
Pësuam gol dhe humbasim qetësinë. Kur një ekip nuk është i qetë, bëjmë shumë gabime. Në të dytën gjetëm qetësinë. Ata donin ta mbronin rezultatin dhe ne na u dha mundësia ta administronim më mirë ndeshjen dhe krijonim më shumë”.
Sa i përket diskutimeve nëse është trajner portierësh apo trajner i ekipit, Egbo saktëson: “Dua t’i bie shkurt, po të doja të isha trajner i portierëve, nuk do të merrja liçencë ‘UEFA Pro’ në vitin 2013. Nuk jam tip që merrem me fjalë shumë. Nuk është se kam zor të them çfarë mendoj. Liçenca që kam marrë është përgjigje për pyetjen tuaj”.