Egbo zbulon sekretin e fitores ndaj Kukësit dhe paralajmëron Partizanin

21 Shkurt 2020
20:18
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Tiranës, Egbo, ka komentuar fitoren dramatike 2-1 të marrë mbrëmjen e sotme kundër Kukësit. Në intervistën e dhënë në përfundim të ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, ai ka thënë se:

“Ka një Zot që ekziston në këtë botë dhe që të shpërblen nëse ke besim tek ai. Falënderoj çunat për ndeshjen që ka bërë sot. Zoti e ka parë dhe ka treguar se dora e tij është brenda këtij ekipi”.

“Pjesa e parë ka qenë jashtëzakonisht e mira nga ana e ekipit dhe të dytën e kemi nisur njësoj. Pas pësimit të golit jemi nxituar pak, por në vazhdim Zoti nga ka shpërblyer për besimin”.

“Batha është një lojtar që mund të qëndrojë i izoluar dhe më pas të godasë. Një top i mjafton, siç ka bërë sot”.

“I favorizuar për derbin, sepse kemi një ditë më shumë pushim? Të shijojmë një herë këtë fitore që kemi marrë sot. Dita më shumë pushim nuk vlen asgjë, nesër do të jemi në stërvitje. Lojtarët e kanë fituar vetëbesimin dhe nuk besoj se do të jenë euforikë. Morali dhe besimi është i lartë dhe kështu do të vazhdojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit