Egjipti kërkon shtyrjen e finales së Kupës së Afrikës, ja arsyeja

4 Shkurt 2022
14:43
Denis Hakanaj
back button

Egjipti është kualifikuar në finalen e Kupës së Afrikës pasi ka eliminuar mbrëmjen e djeshme me penallti vendasit e Kamerunit.

Faraonët do të përballen të dielën kundër Senegalit, edhe pse nga ana e afrikanoveriorëve ka ardhur kërkesa e veçantë për të shtyrë ndeshjen për të hënën.

Ka qenë ndihmësi i trajnerit Carlos Queiroz, Diaa al-Sayed, që e ka deklaruar: “I kërkoj KAF-it (Konfederata Afrikane e Futbollit) që finalja të luhet të hënën. Senegal ka një ditë më shumë pushim për të rikuperuar dhe shpresoj që, siç është afruar finalja për vendin e tretë dhe të katërt (nga e diela në të shtunë), të shtyhet edhe finalja të hënën”.

Kujtojmë se edicioni i fundit i Kupës së Afrikës, në 2019-ën, dy gjysmëfinalet janë zhvilluar në të njëjtën ditë, ndërsa në 2017-ën, Egjipti finalist ka patur një ditë më shumë pushim se Kameruni. Megjithatë, në fund kanë qenë kamerunasit që kanë ngritur kupën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit