Egnatia e pandalshme, i mjafton një pjesë loje për ta likujduar Vllazninë

2 Dhjetor 2023
15:27
Alfred Lleshi
back button

Java e 15-të e Superiores e ngriti siparin me ndeshjen e luajtur në Rrogozhinë. Skuadra vendëse, Egnatia, e cila kryeson kampionatin, priti Vllazninë, të cilën e likujdoi qysh në pjesën e parë me tre gola ( (Ndreca 23′, Paulauskas 32′, Isgandarli 40′). 3-0 ishte edhe rezultati final i kësaj përballjeje.

Kësisoji, skuadra e Edlir Tetovës vazhdon marshimin e pandalshëm edhe në këtë “stacion” të kampionatit, duke e thelluar më shumë “thatësirën” e fitoreve te kuqeblutë. 45 minutat e para kanë qenë nën kontrollin e Egnatias, çka e tregojnë tre golat e shënuar, ndërsa pjesa e dytë ka ndryshuar disi fytyrë.

Kjo për shkak se rrogozhinasit kanë menduar të racionalizojnë energjitë, duke bërë disa zëvendësime. Vllaznia është bërë më kërkuese, por pa qenë efikase përballë portës së Sherrit, vemdimtarë me disa pritje.

Në 20 minutat e fundit të lojës, duke parë se nuk mund të bënte asgjë për ta ndryshuar rezultatin, trajneri i Vllaznisë ka bërë zëvendësime, duke hedhur në fushë lojtarë të rinj, të datëlindjes 2005. Një mundësi për ta për të fituar sadopak eksperiencë, në kushtet e dorëzimit të kuqebluve ndaj disavantazhit 3-0 ndaj Egnatias.

Me këtë fitore, skuadra rrogozhinase ruan kreun e Superiores, me 34 pikë, e ndjekur nga Partizani, në kuotën e 29 pikëve. E thënë ndryshe, rrogozhinasit do të jenë tashmë sy e veshë nga derbi i madh i kryeqytetit, duke pritur ndonjë “dhuratë” të mundshme.

Fjala është për frenimin e mundshëm të të kuqve ndaj bardhebluve, të cilët janë rivalët kryesorë të Egnatias për titullin, deri tani, edhe me një ndeshje të paluajtur ende (ndaj Teutës).

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit