Ekipet kosovare triumfojnë në Kupën Pavarësia, Partizani dhe Skënderbeu dalin duarbosh

27 Nëntor 2023
8:36
Telesport
back button

Ka përfunduar në Prishtinë eventi i Kupës së Pavarësisë, turneu i përbashkët mes Federatës Shqiptare dhe asaj Kosovare të Volejbollit. Drita për femra dhe Peja për meshkuj kanë dalë fituese të këtij eventi, ku morën pjesë skuadrat më të mira nga Shqipëria e Kosova.

Në finalen e femrave, Drita mposhti 3-0 Skënderbeun (25-21, 25-18, 25-16), një ndeshje e komanduar nga kosovaret, që e merituan trofeun. Më e bukur ndeshja e meshkujve, ku Peja mundi 3-1 Partizanin (25-22, 32-34, 25-22, 25-23), në një sfidë që zgjati mbi dy orë e dhuroi spektakël.

Gjysmëfinale-Femra

24/11, Skënderbeu – Prishtina, 3-1

24/11, Drita – Partizani, 3-0

Gjysmëfinale-Meshkuj

25/11, Partizani – Ferizaj, 3-1

25/11, Peja – Erzeni, 3-0

Finale

Skënderbeu – Drita, 0-3

Partizani – Peja, 1-3

Lajme të tjera

Lajmet e fundit