Ekipi i “botës” thyen tabunë, fiton për herë të parë turneun Laver Cup

25 Shtator 2022
20:24
Telesport
back button

Për herë të parë në histori, ekipi i botës fiton turneun e Laver Cup në tenis, eventi me skuadra që mbledh tenistët më të mirë në glob. Në këtë event zhvilluar në Londër, dy ditë më parë i dha lamtumirën e tij sportit edhe tenisti zviceran Roger Federer.

Në edicionin e katërt, “world team”, përbërë nga tenistë nga e gjithë bota dhe i drejtuar nga legjenda John McEnroe thyne tabunë, duke mposhtur për herë të parë ekipin e Europës (luajnë tenistë nga kontinenti i vjetër dhe kapiten ishte Bjorn Borg).

Ekipi i botës, i përbërë nga tenistët Taylor Fritz, Felix Auger-Aliassime, Diego Schwartzman, Francis Tiafoe, Alex de Minaur dhe Jack Sock, fitoi 13-8 duelin me Europën. Vendimtare ndeshjet e ditës së sotme, ku tenistët e “world team” bënë diferencën dhe ngritën lart trofeun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit