Ekskluzive: Flamurtari rrëmben mesfushorin, por ka një problem të madh

16 Dhjetor 2018
13:42
Eraldo Harlicaj
back button

Flamurtari ka gjetur veten në kampionat. Ekipi vlonjat ka fituar dy ndeshjet e fundit në Superiore 1-0 ndaj Kamzës dhe po me të njëjtin rezultat fitoi ndaj Laçit. Trajneri Ilir Daja është i kënaqur me skuadrën e tij, pasi më në fund grupin e ka thuajse të plotë dhe lojtarët kanë përthithur filozofinë e tij të punës. Vlonjatët tashmë janë në vallen e kryesuesve pasi ndodhen vetëm 3 pikë larg Kukësit të vendit të dytë.

Merkatoja e janarit mund të vendosë dhe për fatet finale të këtij sezoni. Klubi që do të bëjë afrimet e duhura mund të jetë dhe më i avantazhuari në sprintin final. Te bregdetarët provat kanë nisur prej kohësh dhe i riu Michael Boakye ka qenë pjesë e stërvitjes. Futbollisti është i datëlindjes 13 korrik 1999 ka zhvilluar provën dhe ka bindur trajnerin Ilir Daja. Burime të sigurta të Telesport pranë klubit vlonjat bëjnë me dije se numri një i stolit ka dhënë përgjigjen pozitive për afrimin e ganezit.

Problemi i vetëm lidhet vetëm me taksën e formimit të tij. Akademia ku ka luajtur ganezi kërkon taksën e formimit përndryshe nuk i jep dokumentacionin mesfushorit të qendrës. Klubi vlonjat po mundohet ta zgjidhë me një manovër tjetër dhe shpreson që ta ketë sa më shpejt në dispozicion futbollistin. Ai është i kënaqur me trajtimin në Vlorë dhe ka pranuar dhe kushtet e kontratës. Ganezi është gati për të nënshkruar, ashtu si klubi i Flamurtarit, por fillimisht duhet të zgjidhë problemet kontraktuale.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht

Lajme të tjera

Lajmet e fundit