EKSKLUZIVE: Florian Kamberi garon me kohën, ja afati i fundit FIFA!

13 Nëntor 2019
16:36
Anton Cicani
back button

Florian Kamberi është pajisur mbrëmjen e të martës me pasaportë shqiptare dhe tashmë pret edhe lejen ose dritën jeshile të FIFA-s për të debutuar që në ndeshjen përballë Andorrës, të enjten në “Elbasan Arena”, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Sulmuesi i ardhur nga Hibernian, sipas asaj që ka mësuar Telesport, mezi pret të debutojë dhe trajneri Reja i ka siguruar aktivizimin që në ndeshjen e parë, por vetëm nëse deri ditën e enjte, ora 12:00 e mesditës, vjen “OK” nga FIFA se mund të luajë me Shqipërinë pasi dikur është aktivizuar me moshat e Zvicrës. Nëse drita jeshile vonohet, atëherë shansi i tij do të jetë “Arena Kombëtare”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit