EKSKLUZIVE: Huliganët bardheblu dhe plani i zbuluar nga fotografi! Tifogrupi i ri që donte të merrte famë në derbi!

30 Shtator 2019
15:28
back button

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit, që u zhvillua ditën e dielë në “Selman Stermasi” dhe pa fitues ekipin e kuq, pra kampionët e Shqipërisë, u shënua nga incidentet përpara ndeshjes, ku shfaqje huliganizmi ishin ato që për thuajse 10-15 minuta e kthyen stadiumin në një arenë gladiatorësh.

Organizimi i ndeshjes dështoi totalisht, pasi rojet e pakta të sigurisë të vendosura në hapësirën mes tribunës karshi dhe tribunës H1 dhe H2, ku ndodheshin tifozët e kuq, nuk mund kurrësesi të ndalonin konfrontimet mes dy tifozerive. Aq më tepër që në atë sektor mjafton një vrapim rreth 20 metra dhe ndodhesh te tribuna karshi.

Ashtu si po ndodh që kur policia ka dalë jashtë stadiumeve, në derbi u neglizhua tensioni dhe urrejtja mes palëve. Por, i gjithë plani i tifozëve të Tiranës, ultrasve të kamufluar dhe huliganëve, ishte tejet djallëzor në çdo aspekt. Fillimisht, 1 orë përpara se ndeshja të niste, u sulën në drejtim të tifozerisë së kuqe, Ultras Guerrils, që reaguan menjëherë.

Konfrontim, përleshje, por edhe gurë e sende të forta mes tyre, deri te arrestimi i dy apo tre personave. Kur forcat e ndërhyrjes së shpejtë hynë në stadium, shumica e tifozëve arritën që të largoheshin dhe të ngjiteshin pas rrethimit të tribunës së tyre.

Bëhet fjalë për grupimin “Capital Crew”, që ishte edhe ai ku u ngrit koreografia me banderolën me ilustrim të katër personave që ishin varur në litar dhe njëri mbante yllin e kuq pas shpine (pra, komunist) drejtuar kështu tifozëve të Partizanit. 

Capital Crew eshte grupim i krijuar i kete sezon dhe ka arritur nje numer te larte antaresh. Ata jane kryesisht ish antar te grupimit te shuar “West Boys 86” por edhe ish antar te pakenaqur me vendimet e “Tirona Fanatics”. Ata janë mbrojtur duke postuar foto të materialeve pyro që kishin fshehur dhe se nuk flitej për lëndë eksploziv.

Një strategji për të fshehur gjurmët e vërteta të asaj që duhet të vinte në fund të ndeshjes ose në fillim të pjesës së dytë. Pikërisht gjatë zhvillimit të pjesës së parë, një fotograf që ndodhej në vendin përpara tribunës H1 dhe H2, u pengua dhe kjo bëri që disa eksponentë të tifozerisë së Partizanit të kuptonin se diçka ishte groposur.

Madje, u dalluan edhe fitilat që do të telekomandoheshin nga së largu me telekomandë. Menjëherë zbritën për të parë se për çfarë bëhej fjalë, por ndërhyri policia, që nisi të zhgroposte materialet piroteknike dhe eksplozive që ishin mbuluar aty një natë më përpara, të paktën duke i qëndruar edhe  versionit të policisë.

Një lidhje e drejtpërdrejtë me administratorin e stadiumit “Selman Stermasi” ose me rojen e impiantit, pasi gropat ishin hapur mbrëmjen e ditës së shtunë, një ditë përpara derbit, ku tifozë të Tiranës, ndryshe huliganë, kishin ideuar gjithçka.

Komisioni i Disiplinës tashmë ka në dorë fakte reale, materiale filmike dhe prova, për të vendosur një dënim shembullor, por në anën tjetër do të ketë edhe procedime penale nga ana e policisë së shtetit, që po studion edhe xhirimet me kamera të bëra në stadium.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit