EKSKLUZIVE: Mavraj i telefonon trajnerit Reja, mbyll eliminatoret Euro 2020

7 Nëntor 2019
16:36
back button

Një tjetër dëmtim, i dyti radhazi në prag të grumbullimit të kombëtares së Shqipërisë, detyron Mërgim Mavrajn që të humbasë dy sfidat ndaj Andorrës dhe Francës, që mbyllin kështu eliminatoret e Europianit 2020 dhe përurimin e stadiumit “Arena Kombëtare”.

“Telesport” ka mësuar dhe se mbrojtësi i Greuther Furth ka kontaktuar menjëherë trajnerin Edoardo Reja, duke e lajmëruar për gjendjen shëndetësore aspak të mirë. Në sfidën ndaj Darmstad, Mavraj në një përplasje me kundërshtarin kapi keq shpatullën në rënie dhe do të duhet 3-4 javë që të rikuperojë, edhe pse po vendoset këto ditë nëse do të duhet të bëjë ndërhyrje kirurgjikale në atë pjesë të trupit. Kështu, pas dy ndeshjeve të shkuara, ku operoi dorën (ndaj Turqisë dhe Moldavisë), Mavraj mbyll eliminatoret sërish larg kombëtares.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit