EKSKLUZIVE: Plas te Kombëtarja e Shqipërisë! Katër senatorë rrezikojnë përjashtimin për ndeshjet e radhës

29 Shtator 2020
15:53
Telesport
back button

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë në datën 7 tetor ndaj Armenisë në miqësoren që do të paraprijë dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë (të dyja jashtë fushe).

Shumë shpejt, trajneri italian Edoardo Reja do të publikojë edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për këto sfida që vijnë pas atyre ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, ku e fundit ishte një ndeshje për t’u harruar në çdo aspekt!

Kuqezinjtë pësuan një humbje të turpshme 0-1 në “Air Albania Stadium” ndaj Lituanisë modeste, teksa pati shumë kritika, si nga trajneri, ashtu edhe tifozët por sidomos presidenti i FSHF, Armand Duka, që reagoi ashpër ndaj djemve të përfaqësueses!

Pres. Albania: "Ancelotti andrà via, non è facile lavorare con ADL. Hysaj ...."

Telesport ka mësuar ekskluzivisht se për sfidat e radhës të kombëtares, rrezikojnë që të mbeten jashtë listës së grumbullimeve katër titullarë dhe yje të kombëtares.

Bëhet fjalë për Odise Roshi, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi dhe kapiteni Elseid Hysaj (që në ndeshjen e parë nuk do të luante pasi me karton të kuq).

Një zgjedhje kjo që ka të bëjë sidomos me ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve dhe paraqitjen e tyre, por sidomos me faktin se duke u prezantuar te fejesa e Odise Roshit, kanë thyer rregulloren e brendshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit