Ekskluzive: Tirana do të “shpëtojë” nga Ngoo, refuzohet nga rivalët e betuar

28 Dhjetor 2018
11:19
Eraldo Harlicaj
back button

Jemi në merkato dhe të gjitha ekipet po vrapojnë që të bëjnë afrimet e duhura dhe të largojnë lojtarët e panevojshëm. Në këtë listë janë dhe Tirana, që shpëtimi e sheh nga merkatoja e janarit, dhe Partizani që synon një tjetër merkato pa bujë, por shumë të sukssesshme. Ekipi i "demave" ka arritur goditjen e parë në merkato, pavarësisht se nuk ka zyrtarizuar asnjë futbollist (lexo këtu), ndërsa Tirana po punon fort. 

Telesport mëson se klubet e kryeqytetit mund të bashkëpunonin, pavarësisht se rivaliteti në fushë, por dhe jashtë saj është shumë i ashpër. Tifozët nuk shihen me sy, ndërsa futbollistët janë më paqësorë, pasi janë miq. Nga krahu tjetër, drejtuesit mundohen të mbajnë një marrëdhënie korrekte. Sulmuesi Michael Ngoo iu ofrua Partizanit, duke ditur dhe pëlqimin e shprehur nga trajneri Skënder Gega dhe nevojën e "demave" për një sulmues race. 

Anglezi nuk ka kaluar një gjysmë sezoni të mirë te bardheblutë dhe marrëdhëniet me trajnerin Ardian Mema nuk janë aspak të mira. Ky i fundit nuk e sheh si pjesë të rëndësishme të Tiranës së tij. Rroga e gjigantit është mjaft e lartë dhe 24 herë kampionët e vendit donin të shpëtonin nga barra e lojtarit. Partizani dukej se ishte gati për ta rrëmbyer, por në fund gjithçka stopoi. Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, nuk miratoi lëvizjen dhe pista e Ngoosë u anashkalua.   

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit