EKSKLUZIVE: Vendim i rëndësishëm te Partizani, drejtuesit surprizojnë lojtarët

18 Tetor 2019
11:00
back button

Lajme të mira vijnë për futbollistët e Partizanit! Drejtuesit kanë vendosur të shpërndajnë dhe gjysmën e dytë të premios së titullit kampion. Telesport bën me dije se vendimi është marrë dhe u është komunikuar futbollistëve dhe stafit teknik. Llogaritë bankare të lojtarëve pritet që të mbushen brenda këtyre ditëve, zbulon Telesport. Premioja e titullit prej 100 mijë eurosh nuk ishte shpërndarë e plotë, por vetëm gjysma prej tyre dhe kjo kishte shkaktuar pakënaqësi të mëdha në skuadër. 

Kampionët nuk e kanë nisur ashtu siç e prisnin sezonin e ri, por fitorja në derbi sikur qetësoi situatat, pavarësisht se u ndalën sërish ndaj Teutës. Ekipi i kuq ndodhet vetëm një pikë larg kreut të renditjes dhe mbetet brenda objektivave. Takimi i radhës i gjen në një sfidë mjaft delikate kundër Vllaznisë. 

“Demat” dhe kuqeblutë nuk kanë një marrëdhënie të mirë në vitet e fundit, pasi shpesh herë i kanë prishur punë njëra-tjetrës. Kuqeblutë i hoqën titullin kampion nga duart, ndërsa të kuqtë i rrëzuan nga Kategoria. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit