Eksperienca e re e Pirlos, Del Piero e këshillon: Kujdes Interin dhe Atalantën!

28 Shtator 2020
22:32
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka dhënë disa këshilla për ish-shokun e tij të skuadrës Andrea Pirlo. Ky i fundit ka marrë drejtimin e Juves dhe miku i tij i mirë i ka lëshuar disa fjalë të rëndësishme.

“Sipas mendimit tim Atalanta dhe Interi janë kandidatë serioz për titullin kampion. Bergamaskët kanë fituar pjekurinë e duhur dhe do të tregohen më të kujdesshëm këtë sezon. Tek Interi e pamë shumë mirë se çfarë do të thotë të kesh një stol të mirë.

“Pesë ndryshimet që Conte bëri i dhanë fitores. Ndërsa Lazio ka një ekip të mirë por ata janë të përqëndruar më shumë tek Kupa,” – tha italiani për “Sky Sport Italia”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit