Eksperiment dhe guxim, kampionati ku luajnë shumë shqiptarë rinis me tifozë!

26 Maj 2020
17:02
Telesport
back button

Pas Malit të Zi, edhe Kroacia “hap” stadiumet dhe futbollin! Mund të duket si çmenduri por ndoshta këto dy eksperimente do të rezultojnëtë suksesshme.

Në Kroaci pritet që gjysmëfinalja e vajtjes në Kupë, Slaven Belupo-Lokomotiv Zagreb, që do të zhvillohet më 30 maj, të jetë me praninë e tifozëve, edhe pse po mendohet ndoshta me kapacitet jo të plotë.

Federata mendon se prania e tifozëve në stadium është njësoj si teatër, pishina dhe vende të tjera publike ku ka grupim të masës. Ndaj, edhe stadiumi nuk përbën përjashtim.

Një lajm i madh për futbollistët shqiptarë të veshin fanelën e Lokomotiv Zagrebit dhe janë një koloni si Myrto Uzuni, Jon Mersinaj, Indrit Tuci, Enis Çokaj dhe Lirim Kastrati, i huazuar nga Dinamo e Zagrebit dhe që bën pjesën në ekipin përfaqësues të Kosovës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit