Eksperti Fabrizio Romano: “Raphinha, Leeds ka akord me Chelsea! Por mësova se Barcelona dje…”

30 Qershor 2022
18:28
Telesport

Raphinha është një nga objektivat kryesore të Chelseat dhe, sipas raportimeve nga Daily Mail, kontaktet me agjentin e brazilianit, Deco, do të mbahen të gjalla sot dhe do të ketë një intervistë në përpjekje për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

Blutë shtyjnë, duan të mbyllen sa më shpejt, edhe për të shmangur çdo kundërofertë nga Barcelona. Edhe Arsenali është i interesuar për sulmuesin e Leeds. Nderkohe, ne faqen e tij ka reaguar edhe eksperti i merkatos.

Fabrizio Romano shkruan: “Barcelona kontaktoi Leeds dje mbrëma për të paraqitur ofertën e re për Raphinha, pas bisedimeve me Deco. Propozimi verbal i Barçës nuk e plotëson ende kërkesën e Leeds.

Leeds insiston të respektojë marrëveshjen me Chelsean për 60 milionë sterlina. Është ende e hapur mundesia nga ana e lojtarit”. Ne fakt, braziliani nuk ka vendosur dhe sot ai do te zgjidhte katalanasit.

Kjo sepse Dembele do te largohet dhe sigurisht qe Barcelona do te duhet ta zevendesoje. Shume pak shpresa per te mos thene aspak, per sa i perket Arsenalit, qe ne kete gare eshte i humbur pasi nuk luan ne Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit