Eksperti i merkatos: Torino do Hysajn, por Napoli… Ja strategjia e Juventusit për Higuain!

11 Gusht 2020
1:15
Telesport
back button

Gazetari i Gazzetta dello Sport dhe ekspert i tregut të transferimeve, Nicolò Schira, publikoi një mesazh në profilin e tij zyrtar në Tëitter, duke u përqëndruar, ndër të tjera, në strategjitë e klubeve italiane në funksion të rihapjes së fushatës së merkatos.

“Torino në merkato: Rodriguez (Milano) në të majtë po vjen, ndërsa zgjedhja e parë është Hysaj i Napolit si djathtë, por Gattuso dhe De Laurentiis mbajnë shqiptarin”.

“Gonzalo Higuain është gjithashtu në prishje të raportit me Juventusin: përfundimi i parakohshëm i kontratës (paga prej 7.5 milion euro + bonus) nuk duhet të përjashtohet.

Pipita, megjithatë, kërkon një shlyerje marramendëse për ndarje. E ardhmja e mundshme ekstra-evropiane për argjentinasin: River Plate ose Galaxy”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit