Ekuban me tre yje në Athinë; Euro tris edhe Feyenoord, Malmo e Astana (VIDEO)

22 Gusht 2019
21:58
back button

Caleb Ekuban është heroi i Trabzonspor, tri gola të ish-sulmuesit të Partizanit i dhanë fitoren 1-3 ndaj AEK-ut në Athinë, në kualifikueset për në grupet e Europa League.

  

Rezultate tejet pozitive për këtë fazë kanë marrë edhe skuadra të tjera. Astana mposhti 3-0 BATE Borisov, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit, ndaj një kundërshtari tepër të fortë.

Edhe suedezët e Malmo fituan 3-0 ndaj skuadrës izraelite të Bnei Yehuda. Ashtu si Feyenoord që fitoi me të njëjtin rezultat ndaj Happoel Beer Sheva.

Fitore siguroi edhe Copenhagen, 3-1 ndaj Riga. Ndërkohë që Rangers i Gerrard u ndal në barazim pa gola në fushën e Legia, në Poloni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit