Ekuilibër në Lindje, Toronto barazon serinë e finaleve ndaj Milwaukee

22 Maj 2019
8:21
Telesport
back button

Ekuilibër në finalet play off në Konferencën e Lindjes. Toronto fitoi sot 120-102 ndaj Milwaukee në takimin e katërt, duke barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve. Ekipet kanë fituar sfidat në fushën e tyre dhe tashmë seria spostohet në Milwaukee.

Fitore e lehtë e skuadrës kanadeze, që vuajti vetëm në periodën e parë. Më tej, ndeshja ishte një dominim total i skuadrës së Toronto, që u shkëput deri në 20 pikë në periodën e katërt.

6 lojtarë të ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë, me Lowry që ishte shënuesi më i mirë me 25 pikë. Madje 48 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, që ishin çelësi i suksesit në këtë sfidë. Për Milwaukee u dalluan Middleton me 30 pikë e Antetokounmpo me 25 pikë e 10 rebound, por të izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Në Perëndim, skuadra e Golden State ka mbyllur serinë dhe është shpallur kampione (mposhti Portland), duke qenë në pritje të mësojë emrin e rivalit në finalet e NBA-së.

Konferenca e Lindjes – Finale Play off

Milwaukee – Toronto, 102-120 (2-2)

Konferenca e Perëndimit – Finale Play off

Golden State – Portland, (4-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit