“El Cholo” merr frymë, problematiku mund të rikthehet para Championsit

13 Shkurt 2020
17:51
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, mund të marrë një lajm të madh. Ai pritet që të ketë gati për ndeshjen kundër Liverpoolit, Diego Costan. Sulmuesi ka qenë i dëmtuar dhe i ka munguar shumë skuadrës së tij.

“El Cholo” ka vuajtur shumë këtë sezon, pasi afrimi i Joao Felixit deri tani nuk ka dhënë frytet e pritura dhe madrilenët po përjetojnë një kampionat të dobët. “Monstra” mund të rikthejë entuziazmin me karakterin e tij të fortë dhe të ashpër. 

Ai pritet ta nisë si titullar sfidën kundër Liverpoolit nëse gjithçka shkon sipas planeve. Costa e njeh mirë ekipin e Kloppit, pasi ka luajtur më herët me Chelsean në Premier League. 31-vjeçari nuk luan që prej nëntorit të 2019 me skuadrën e tij. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit