“El Cholo” Simeone gjen Godinin e ri, lëvizje e befasishme në merkato

21 Mars 2020
13:31
Eraldo Harlicaj
back button

Diego Simeone ka vuajtur shumë këtë sezon me Atleticon e tij. Ekipi madrilen nuk bëri një merkato të kujdesshme dhe gafa e madhe ishte investimi gjigant te Joao Felix, pasi portugezi nuk ka përmbushur pritshmëritë. 

Numri një i stolit ka patur probleme dhe në mbrojtje, ndërsa largimi i Diego Godin la një gropë të madhe. Argjentinasi po mendon për sezonin e ri dhe ka pikasur Issa Diop. 

Mbrojtësi i West Hamit ka bërë shumë mirë këtë sezon. Ai është i gjatë 193 centimetër dhe ka një moshë të re, vetëm 23 vjeç. Simeone e do me çdo kusht në ekip dhe ka nisur sulmin drejt tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit