“El clasico” edhe në merkato, duel i fortë Real-Barça për të siguruar yllin portugez

6 Qershor 2023
8:35
Telesport
back button

E ardhmja e mbrojtësit portugez Joao Cancelo është ende në dilemë. Pasi luajti gjatë fazës së dytë me Bayern Mynih në formë huazimi, 29-vjeçari do të rikthehet te Manchester City, pasi bavarezët vendosën të mos e blejnë lojtarin.

Për pasojë, kampionë e Anglisë duhet t’i gjejnë një sistemim të ri, pasi Cancelo nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola. Dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë në Spanjë, ku kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona.

Katalanasit ishin pranë tij në merkaton e janarit, por marrëveshja nuk u mbyll dhe Cancelo shkoi te Bayern. Së fundi edhe Real Madrid po kërkon një mbrojtës krahu me përvojë dhe portugezi duket se është zgjedhja e tyre e parë.

Ende nuk dihet nëse transferimi i radhës së portugezit do të jetë sërish në formë huazimi apo jo. Manchester City kërkon ta shesë për të arkëtuar, ndaj Barcelona e Real Madrid duhet të bëjnë gati rreth 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit