EL CLASICO: Sergi Roberto barazon Realin në fund, pjesa e parë në paqe (PAMJET)

19 Mars 2023
22:00
Telesport
back button

El Clasico nuk ka nevojë për prezantim. Por këtë vit mund të vlejë pak më shumë, edhe nëse loja është tashmë në mars, duke pasur parasysh distancën në renditje midis Barcelonës dhe Real Madridit. Katalanasit në +9 dhe, në këtë derbi në shtëpi, në një Camp Nou të mbushur plot, fitorja do të thoshte thuajse titull, vetëm në pritje të aritmetikës.

Megjithatë, për Carlo Ancelottin dhe ndjekësit e tij, një sukses mund të rihapë diskutimin. Do të jetë një sfidë e tensionit të lartë, brenda dhe jashtë fushës, e ndezur javët e fundit edhe nga afera Negreira. El Clasico gjithmone eshte e paparashikueshme…

AUTOGOLI I ARAUJO – VIDEO

Robert Lewandowski ka qene sinjali i pare i katalanasve ne porten e Real Madrid por jane dashur 10 minuta qe gjate nje aksioni te zgjatur te Real Madrid ne te djathte, pasimin e ulet te Vinicius Jr Araujo gabimisht e devijon me trup ne porte duke nxjerre blof edhe Ter Stegen qe kishte dale per te pritur topin dhe krosimin…

Barcelona qe ka provuar te reagoje dy here me ane te Christensen. Ne fillim mbrojtesi me koke i afrohet golit te 1-1 ndersa me pas ne goditje standarte serish i rrezikshem dhe kete here madje edhe me thember por Courtois nuk befasohet…

Megjithate, Barcelona gjen golin e barazimit ne fund te pjeses se pare me Sergi Roberto. Nje aksion nga krahu i Araujo, krosim ne qender ku Reali largon jo mire dhe topi mbetet aty dhe pas dy tentativash topi mberrin te Sergi Roberto qe mposht Courtois.

GOLI I SERGI ROBERTO – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit