Elche-Barça 0-1 pas 45′, akush si Lewandowski në La Liga (Pamjet)

1 Prill 2023
21:53
Denis Hakanaj
back button

Barcelona është kthyer në fushë për javën e 27-të të kampionatit spanjoll të futbollit. Skuadra Xavi-t po luan në fushën e Elche-s me synimin për të marrë tri pikët e radhës.

Pjesa e parë është mbyllur pa shumë raste dhe pa shumë emocione, me përjashtim të golit të shënuar në minutën e 20-të nga skuadra katalanase.

GOLI I SHENUAR NGA LEWANDOWSKI – VIDEO

Një gol që është realizuar nga Robert Lewandowski, i cili ka shënuar golin e parë në shtatë ndeshje të La Liga-s 2022/23, më shumë se çdo lojtar tjetër i kampionatit në këtë sezon.

Sulmuesi polak, i cili u transferua nga Bayern te Barça verën e kaluar, po shkëlqen me balugranat në La Liga. Ai kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatut me 16 gola dhe 5 asiste deri tani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit