Eliminim dhe sherr me lojtarët, Jurgen Klinsmann shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares

16 Shkurt 2024
10:18
Telesport
back button

Trajneri gjerman Jurgen Klinsmann nuk është më drejtuesi i kombëtares së Koresë së Jugut. Ai u shkarkua pak orë më parë nga Federata Koreane e Futbollit pas humbjes së fundit 2-0 në gjysmëfinalet e Kupës së Azisë kundër Jordanisë.

Në këtë shkarkim ndikuan edhe polemikat rreth një sherri që dyshohet se përfshinte Son Heung Min (Tottenham) dhe Lee Kang (PSG).

AKF ka vendosur të ndryshojë trajnerin pas një vlerësimi të kujdesshëm të situatës” tha presidenti federal Chung Mong-gyu në një konferencë për shtyp, duke shkarkuar trajnerin gjerman pas pak më pak se një viti në krye të skuadrës

Jurgen Klismann bëri debutimin e tij në stolin e Koresë së Jugut më 24 mars të kaluar, duke arritur një barazim 2-2 me Kolumbinë në një miqësore. Përvoja e tij zgjati gjithsej 17 ndeshje me një bilanc prej tetë fitoresh, gjashtë barazime dhe tre humbje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit