Eliminim me turp nga Kupat e Europës, te Laçi direkt vjen vendimi drastik!

31 Korrik 2022
23:34
Telesport

Pas eliminimit ne Kupat e Europes, duket se te Laçi menjehere ka ardhur reagimi. Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Laçit. Eliminimi nga moldavët e Petrocub në raundin e dytë të Conference League ka sjellë ndryshime te nënkampionët e Shqipërisë.

Dejan Zarubica dhe Renato Malota kanë mbyllur bashkëpunimet e tyre me Laçin, teksa është larguar edhe Duro. Tekniku 62-vjeçar mori drejtimin e ekipit kurbinas më 7 prill.

Aventura e dytë në stolin e Laçit zgjati rreth 4 muaj, saktësisht 115 ditë. Duro drejtoi ekipin në 15 ndeshje mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Europës duke regjistruar 6 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë humbje… Në pjesën e parë ishim në avantazh dhe pjesën e dytë e nisëm mirë. Patëm raste për të bërë edhe golin e dytë, por pas golit të barazimit u shpërfytyruam totalisht.

Ishim të dërrmuar psikologjikisht, ishte një humbje e turpshme, por nuk di si t’i shpjegoj 30 minutat e fundit”, deklaroi trajneri pas humbjes 1-4 me moldavët e Petrocub, rezultat që solli fundin e aventurës europiane të Laçit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit