Eliminimi i Atletico dhe Real nga Champions League shndërrohet në bekim

16 Mars 2019
22:00
back button

Në fund të fundit, eliminimi i Atletico dhe Real mund të jetë një bekim për ekonominë në Madrid! Pronarët e hoteleve në kryeqytetin e Spanjës kanë nisur tashmë të fërkojnë duart, falë kërkesave për akomodim që do të regjistrojnë shumë shpejt.

E gjitha ka të bëjë me faktin se finalja e Champions League do të zhvillohet pikërisht në Madrid dhe asnjë skuadër madrilene në betejën e datës 1 qershor në “Wanda Metropolitano” do të thotë turistë pa fund për ato ditë.

Referuar raportimeve të “merca2.es”, çmimet për natën e finales së Champions League janë rritur që tani me 5.000%. Dhomat në dispozicion shkojnë nga 170 në 3.700 euro, nga 120 deri në 8.300, madje ka edhe disa që kapërcejnë çmimin prej 10.000 euro, të paktën sipas të dhënave të shpërndara nga portali “kayak.es”.

Sipas të njëjtave burime, parashikohet që të ardhurat ekonomike të gjeneruara në qytetin e Madrid për atë mbrëmje të arrijnë shifrën mes 50 dhe 60 milionë euro. Numra stratosferikë këto që e bëjnë eliminimin e dy skuadrave të Madridit më të lehtë për tu kapërdirë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit