Eliminohet edhe Nadal, fushat me dhè po humbasin “mbretin” e tyre

16 Prill 2021
19:35
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është eliminuar nga turneu Masters i Montekarlo. Në raundin çerekfinal ai u mund 2-1 (6-2, 4-6, 6-2) nga rusi Andrey Rublev. Një humbje e papritur e “mbretit” të fushave me dhè, që nuk dha atë që pritej në këtë ndeshje, ndoshta një nga sfidat e tij më të dobta në këtë sipërfaqe.

Një lojë e mirë e Rublev, që befasoi të gjithë me paraqitjen e tij në fushë, duke e merituar kualifikimin për në gjysmëfinale, ku do të luajë ndaj norvegjezit Casper Ruud. Ndoshta Nadla, tashmë 35 vjeç, nuk ka më atë freskinë e zakonshme në fushë edhe pse ky ishte vetëm turneu I parë për të në fushat me dhè.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit