Elton John, presidenti i mrekullueshëm i futbollit anglez: Watford më shpëtoi jetën…

30 Nëntor 2023
9:57
Alfred Lleshi
back button

Këngëtari Elton John, president nderi i përjetshëm i klubit të futbollit Watford, i cili po garon në kampionatin EFL këtë sezon, ka dhënë bekimin e tij në një nga rrugët e stadiumit, e cila është riemërtuar nga ‘Rruga e pushtimit’ në ‘Rruga me tulla të verdha’.

“Rruga me tulla të verdha”, një emër i propozuar nga tifozi Roy Moore dhe i miratuar nga këshilli i qytetit, është rruga pranë stendës kushtuar këngëtarit, “The Sir Elton John Stand”, në stadiumin “Vicarage Road”.

“Përdorimi i “Yellow Brick Road” është një mënyrë vërtet fantastike dhe e zgjuar për fansat, për të ndihmuar në njohjen e një kohe kur isha këtu pothuajse çdo ditë, në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm me Graham Taylor”. – tha Sir Elton John, duke kujtuar kohën e tij te Watford.

Emri “Yellow Brick Road” lidhet me këngën ikonë “Goodbye Yellow Brick Road”, të publikuar nga Elton John më 1973. Këngëtari i famshëm 76-vjeçar pranoi se “jam ende e emocionuar, sepse këtu rashë në dashuri me futbollin dhe klubin tim.

Siç e kam thënë shumë herë më parë, klubi i futbollit Watford ka bërë më shumë për mua, për jetën time sesa unë për të. Ky klub është në gjakun tim. Watford ishte ekipi i babait tim dhe për këtë arsye i imi”, – vuri në dukje Sir Elton John, i cili bleu aksionet e Watford më 1974.

Kur Elton John u bë president i Watford më 1977, ekipi në fjalë ishte më i keqi në futbollin profesionist anglez, duke u renditur i 92-ti nga 92 klube profesionale. “Të shikoje lojtarët e Watfordit duke vrapuar ishte si të merrje një drogë nga e cila bëheshe menjëherë i varur”, – pranoi këngëtari në kujtimet e tij.

Vendimi i Elton John për të nënshkruar me menaxherin Graham Taylor, edhe lojtarë të tillë si Luther Blissett, Nigel Callaghan e John Barnes (kur ishte 16 vjeç) e çoi Watford nga të qenit ekipi më i keq në Angli në Kategorinë e Parë, i dyti më 1981, duke luajtur në Evropë dhe konkurruar në finalen e “FA Cup” 1984.

“Ka momente nga vitet ’80 që nuk i mbaj mend, por të gjitha ndeshjet e Watford, që kam pare, janë të fiksuara në kujtesën time. Nëse nuk do të kisha pasur klubin e futbollit, Zoti e di se çfarë do të kishte ndodhur me mua. Unë nuk jam duke e ekzagjeruar kur them se jam i bindur që Watford më shpëtoi jetën”, – pranon Elton John në librin e tij.

Në vitin 1997, Elton John u rikthye në klubin ku është ende aksioner, për ta lënë pozicionin e tij më 2002 për shkak të mos dedikimit të mjaftueshëm të kohës për klubin e dashurisë. “I detyrohem Watford-it shumë më tepër sesa skuadra më detyrohet mua. Isha president gjatë periudhës më të keqe të jetës sime.

Kur ndjeva se nuk kishte dashuri, e dija se do të kisha dashurinë e klubit dhe tifozëve. Kjo më dha diçka më shumë për t’u fokusuar, një pasion që mund të më largonte vëmendjen nga gjithçka që po shkonte keq.

Për arsye të dukshme, ka momente nga vitet 80-të të cilat nuk i mbaj mend, por të gjitha ndeshjet e Watford-it që pashë janë të fiksuara në kujtesën time. Nëse nuk do të kisha pasur klubin e futbollit, një Zot e di se çfarë do të më ndodhte. Nuk e ekzagjeroj kur them se jam i bindur që Watford më shpëtoi jetën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit