Elvin Beqiri e nis keq me kuqezinjtë e tij, Anglia na mund 2-0

14 Janar 2019
15:16
Alfred Lleshi
back button

Elvin Beqiri e ka nisur me humbje aventurën e tij si trajner i Shqipëria U-17. Ditën e sotme, kuqezinjtë e kësaj grup-moshe e kanë bërë “sefte” në turneun “Mercedes Benz Aegean Cup”, që zhvillohet në Turqi. Ata janë ndeshur me homologët e Anglisë, duke humbur me rezultatin 2-0. 

Shqipëria U-17 e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Roko; Burgaj; Pjeshka; Preka; Tajari; Abazaj; Gjuzi; Dervishi; Papa; Kasemi; Mitaj. Sipas njoftimit të bërë nfa FSHF-ja, pjesa e parë ka qenë shumë e luftuar. Të dyja skuadrat kanë luajtur mirë, por gjithçka është mbyllur me rezultatin 0-0. 

Pjesa e dytë ka filluar me gol. Anglezët kanë shënuar që në minutën e dytë të këtij fraksioni loje, me anë të Lusala. Në minutën e 70-të, kundërshtari ka dyfishuar shifrat me Delap. 

Ky turne ër 17-vjeçarët tanë do të vijojë nesër, me ndeshjen që do të zhvillojnë kundër vendit organizator, Turqisë, në orën 12:00. Ndeshjen e parë në grup, Turqia e luajti me Moldavinë dhe e fitoi thellë, 4-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit